Blej me zbritje

Zgjedh Brendin

FAQ’s

Dërgesat Online

Sa kohë zgjasin dërgesat online?

Dërgesat tona realizohen shpejt dhe me kujdes maksimal:
Në Kosovë: Porositë zakonisht mbërrijnë brenda 24–48 orëve nga momenti i dërgimit.

Në Shqipëri dhe Maqedoni: Dërgesat zakonisht zgjasin 3–5 ditë pune, në varësi të vendndodhjes dhe orarit të shërbimit postar.

Çdo porosi vjen me paketim të personalizuar nga Optika Nimani, për t’ju ofruar një përvojë unike dhe profesionale që nga momenti i hapjes së paketës.

A mund të bëj kthim ose ndërrim të porosisë?

Nëse nuk jeni të kënaqur me porosinë tuaj, Optika Nimani pranon ndërrimin e artikullit, por jo kthime.

Ndërrimi mund të bëhet brenda 24 orëve nga momenti i pranimit të porosisë.
Shkëmbimi i artikullit të ri bëhet në të njëjtën adresë ku është pranuar porosia e parë ose në dyqan.
Për çdo ndërrim, kostoja e postës përfshihet në çmim.

Ju lutem kini parasysh:
Kjo politikë vlen për syzet e diellit.

Për syzet optike, shitjet janë finale dhe nuk mund të kthehen apo ndërrohen, pasi janë produkte të personalizuara sipas recetës dhe preferencës suaj.


A janë produktet origjinale?

Të gjitha produktet që gjenden në Optika Nimani janë 100% origjinale dhe vijnë drejt nga distributorët zyrtarë të markave ndërkombëtare të syzeve.

Ne garantojmë autenticitetin e çdo artikulli — qoftë syze dielli apo syze optike — dhe çdo produkt shoqërohet me:
Kutinë dhe letrat origjinale të markës,
Certifikatën e origjinalitetit,
Dhe paketimin e personalizuar nga Optika Nimani.

Në Optika Nimani, cilësia dhe besimi janë prioriteti ynë kryesor.